Më poshtë është përkthimi nga origjinali në osmanisht i një dokumenti, në atë kohë sekret, mbi ngjarjet e Luftës në Mashkullorë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë
Zyra e Protokollit
Sekrete
Kopja e telegramit shifër me datë 21 mars 1908 dërguar nga zëvendës komandanti i Ushtrisë së Tretë (Rumeli).
Ju njoftojmë se për kapjen e Çerçizit dhe shokëve të tij të cilët kanë vrarë binbashin e xhandarmërisë së Gjirokastrës u dërgua një togë ushtarake nga Janina e cila u konfrontua me armë në fshatin Mashkullorë në rrethinat e Gjirokastrës ku ishin ngujuar banditët shqiptarë dhe në përfundim të konfliktit me armë mes palëve ka mbetur i vrarë një person nga çeta e banditëve, ndërsa nga forcat ushtarake si rezultat i sulmit të pakujdesshëm është vrarë një ushtar dhe janë plagosur 3 të tjerë, si dhe janë vrarë një rreshter (çavush) dhe një tetar (onbash) nga forcat e xhandarmërisë të dërguara në ndihmën e tyre përveç 2 xhandarëve që u plagosën, si dhe një banor i fshatit Mashkullorë që u bashkua me togën ushtarake. Çeta është arratisur sipas asaj që njofton Komanda e Kufirit me Greqinë, prandaj ju parashtrojmë këto informata në pritje të urdhrit.

Autori
