Si të kërkoni katalogun

Për të kërkuar indeksin e dokumenteve shkoni në faqen Katalogët. Në faqen që tju hape do të gjeni listën e katalogëve që mund të shfletoni në këtë faqe. Klikoni në ikonën e katalogut dhe do tju hapet faqja me indeksin.

Indeksi

Faqja e indeksit shfaqet në formën e një tabele me disa kontrolle dhe mjete ndihmëse për kërkimin.

Filtrat

Në anën e majtë të ekranit shfaqen filtrat. Duke përdorur filtrat mund të ngushtoni fokusin e kërkimit. Kemi vendosur si filtra : fondet, nënfondet, vitin, muajin, datën dhe zonën

Kontrollet

Faqja e kërkimit ofron disa kontrolle për të lehtësuar kërkimin. Kontrollet janë: kërkimi me fjalë kyçe, filtrat, shfaqja e metadatave, rradhitja sipas metadatave të ndryshme, format e paraqitjes e të dhënave dhe kërkimi i avancuar.

Kërkimi i avancuar

Faqja e katalogut ofron gjithashtu edhe kërkimin e avancuar si një mënyrë tjetër për të ngushtuar objektin e kërkimit.

Video ilustruese