No Image Available

Tabelat arsimore të shkollave publike (fillore dhe të mesme) në Shqipëri (1890-1900)

 Author: Ermal Nurja  Category: Arkiv, Histori, Osmanologji
 Description:

Deri në përpunimin e këtij fondi arkivor, burimi më i pasur për çështjet e arsimit në
Shqipëri, bazuar në dokumentet osmane ishte pa dyshim ditari i punës së Daut Boriçit,
në cilësinë e inspektorit të arsimit në vilajetin e Shkodrës në periudhën 1870-1877.1
Dokumentacioni arkivor hedh dritë mbi gjithë organizimin arsimor në detaje.2
Në mesin e dokumentacionit arkivor na ka tërhequr vëmendjen një lloj dokumentesh
që janë tabelat e mungesave dhe provimeve të shkollave të nivelit fillor (iptidaije) dhe të
mesme të ulët (ruzhdije) në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.3
Tabelat u takojnë shkollave të çelura me buxhetin arsimor të vilajeteve ku gjendeshin
(Shkodër, Manastir dhe Janinë) si pjesë e rrjetit arsimor publik të Ministrisë Osmane të
Arsimit.
Në këto lista nuk ekzistojnë të dhëna për shkollat fillore, të mesme të komuniteteve
të krishtera (ortodokse, katolike) që funksiononin nën varësinë e qendrave fetare nga
vareshin (mitropolitë, patrikana apo ipeshkvit), të dhëna për shkollat e edukimit fetar
mysliman (medrese) që vareshin nga Komuniteti Mysliman (Meshihati), shkollave të
mesme ushtarake që vareshin nga Ministria e Ushtrisë (Harbiye Nezareti) apo shkollave
të nivelit para universitar të themeluara me fonde nga shtetet e huaja.


 Back