Webinari “Shqipëria dhe Shqiptarët në Arkivat Osmane”

Të ftuar, Prof.Dr. Nathalie Clayer nga Qendra e studimeve turke, osmane, ballkanike dhe të Azisë qëndrore (Centre d’études turques, ottomanes, balkaniques et centrasiatiques – CETOBaC) në Shkollën e studimeve të larta në shkencat sociale ( L’École des hautes études en sciences sociales – L’EHESS) në Paris. Dr. Ardit Bido, Drejtori e Pergjithshëm i Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave – DPA që do të japë një përshkrim të dokumenteve osmane të tërhequra nga Arkivi i Stambollit dhe arkiva të tjera në Turqi, falë marrveshjes mes institucioneve përkatëse të dy vendeve dhe lehtësirat e krijuara tashmë për studiuesit e historisë së Shqipërisë. Agron Islami – historian dhe osmanolog, bashkëpunëtor shkencor (ekuivalent i prof.ass.dr.) për periudhën osmane në Institutin e Historisë “Ali Hadri” Prishtinë. dhe Ermal Nurja historian dhe osmanolog.

Tematika e trajtuar:

Rëndësia e studimit të arkivave osmane për studimin e arkivave shqiptare

Dokumentet osmane nga arkivat e Turqisë në AQSH

Projekti DSHSH dhe katalogët për historinë e Shqipërisë në Arkivin Osman të Stambollit

Përkthimet e dokumenteve osmane mbi historinë e Kosovës