Më poshtë mund të lexoni dokumentin e përpiluar dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e popullit të Pejës për të autorizuar për delegatët për në Kuvendin e Vlorës.
Përmbajtja
Për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi, për të themeluar dhe mundësuar krijimin e një administrimi kombëtar të drejtë dhe për të pasur leje të aplikojnë pranë fuqive të mëdha qytetëruese duke u pajisur me aktin e lejes së përgjithshme (salahijetname) në emër të Shqipërisë, ne caktojmë përfaqësues tonin ligjor nga prijësit dhe populli shqiptar Mithat Frashërin, Bedri Pejën dhe Salih Mitrovicën dhe Rexhepin nipin e Ago pashës, dhe cdo person që ata mund të emrojnë si përfaqësuesin e tyre ligjor,
Në emër të popullit të Pejës :
Zija nga paria e Pejës
Said nga paria e Pejës
Hysen nga paria e Pejës
Zeneli nga paria e Pejës
Abdurrahmani myftiu dhe paria e Pejës
Mytesarifi i pejës, nga paria e Dibrës (vula)
Fejziu nga ylematë
Mehmedi biri Tahirit (vula) nga paria e Gjakovës
Kadriu, myftiu Gjakovës
Vula (nuk lexohet) nga paria e Gjakovës
Vula (nuk lexohet) nga paria e Gjakovës
Ali (nuk lexohet) myderisi vogël Gjakovës
Hasan efendi, myderisi madh i Gjakovës
Aqifi nga paria e Gjakovës
Hasan Ferizaj (Firzoviq) në emër të Plavë dhe Gucisë nga paria e Plavës
Nuk lexohet (vula) shehu shazili i Gjakovës
Azem (nuk e lexoj) në emër të Martinoviçit
(nuk e lexoj) në emër të Gucisë
(nuk e lexoj) në emër të Vuthës
Ali Hajdari, ish deputeti i Gjakovës
Nuk lexohet (vula) shehu i Gjakovës
Nuk lexohet (vula) shehu i Gjakovës
Origjinali i dokumentit ofruar në formë digjitale nga Z. Eros Hoxha.