Duket se historia e dorëzimit të kalave Sulltanit, në këmbim të timareve nuk ka qenë një ngjarje e izoluar. Kësaj rradhe bëhet fjalë për kalanë e Petrës dhe një person të quajtur Jovanish.
Timari i Shahinit birit të Sylejmanit, që konsiston me fshatin Zajas të Kërcovës, i jepet Jovanishit sepse ky i fundit “na ka dorëzuar kalanë e vogël të Petrës në Shqipëri”, data e dhënies së timarit Evel Ramazan 854 / 8 tetor 1450.