Dëshmi nga ngjarja e 14 janarit 1990 në Shkodër

Ngjarja e 14 janarit 1990 në Shkodër, pas 13 ditësh regjistrohet nga shërbimet diplomatike perëndimore në Beograd, vetëm fale dëshmisë së 4 shkodranëve që arratisen nga vendi. Shqipëria vazhdonte të ishte tërësisht e izoluar, aq sa edhe shërbimet më të rëndësishme nuk kuptojnë dhe nuk kanë një ide të qartë mbi atë çfarë ndodhte në dhjetor 1989 dhe janar 1990 në kryeqendrën e Veriut. Shkodra ziente vetvetiu, ndërkohë që represioni ishte në kulmin e vet dhe izolimi i informacionit pothuajse i shkëlqyer, sa edhe diplomatët e huaj në Tiranë nuk gjetën gjurmë të rëndësishme mbi atë që ndodhi. Keto dokumente i përkasin vitit 1990 fondit FCO të National Archives.

Autori

Shpërndaje