Për ata që duan të punojnë për Historinë e Shqipërisë në Arkivat e Venedikut

Për të krijuar një ide më të saktë mbi Arkivin e Shtetit të Venedikut mund të konsultoheni me:

Andrea Da Mosto, L’Archivio di Stato di Venezia, indice Generale, Storico, Descrittivo ed Analitico, Biblioteca d’Arte Editrice, Roma 1937.

Në “Archivio di Stato di Venezia”, të një rendësie të veçantë paraqiten arkivat e mëposhtëm:

  • Commemoriali,
  • Consiglio dei X (letrat e Rektorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë),
  • Atti sciolti,
  • Provveditori ai Confini. 

Një studiues shqiptar për të punuar në arkivat e Venedikut duhet para së gjithash të njohë mirë gjuhën italiane dhe të ketë njohuri të mira në dialektin venet.

Ai duhet të jetë gjithnjë i pajisur me Dizionario del dialetto veneziano të Giuseppe Boerio-s i botuar në vitin 1856, që në fakt është “Bibla” e arkivave të këtij qyteti.

 Më poshtë po japim disa nga të dhënat më të rëndësishme mbi arkivat kryesorë venedikas mbi Shqipërinë:

1-Archivio dei Capi del Consiglio dei X:

Antivari (1500-1565); Cattarro (1500-1601, 1; Cattarro, 1602-1792,1; Dolcigno (1500-1556) Alessio (1504), Durazzo (1500-1501). Provveditore Generale in Dalmazia ed Albania, 1500- 1796,3. Inqusitori di stato: Copie di dispacci di ambasciatori venezioani e di principi stranieri: Matterie eclesiastiche 1232-1797, 22; Documenti politici: 1617-1797,10. Officiali alle rason vechie e rason nuove: në vitet që pasuan 1409, përkujdesja mbi administrimin financiar të “Rettori dell’Albania e della Morea” i qe besuar konsujve dhe zëvendës-konsujve të Sirisë dhe Aleppo-s: Pergamene (1534-1654), 1; Capitolari (1260-1796),5; Catastici (1435-1797),19; Ducali (1629-1650),1; Lettere dei Rappresenntanti (1499-1797),31. Provveditori al Sal, Lettere: Istria- Dalmazia-Albania-Levante  (1629-1797). Provveditori sopra beni inculti, Carte relative agli agrimensori per Dalmazia ed Albania (1701-1706),1. Provveditore soprintendente alla Camera dei confini: Navigazione dell’Adratico (1111-1751). Tre provveditori sopra monasteri: Conventi del terz’Ordine francescano in Dalmazia, educande, tasse, ecc. (sec.XVIII)., 1; Registri degli individui componenti le famiglie dei regolari nello stato veneto, 28.

2. Archivi dei Rettori dei domini della Republica Veneta. I domini di Venezia in Albania: Scutari: Conte e Capitano, Camerlengo, Castellano, Salinaria (1404-1477). Antivari: Podesta, Castellano, Camerlengo (1405-1411 e 1444-1571). Cattaro: Conte detto poi Rettore e Provvedittore, Camalengo, Castellano, e per circa un secolo anche un Provvedittore straordinario (1420-1797). Arkivi ndodhet pranë “Archivio di Stato di Zare”. Castelnovo: Provveditore, Castelllano (1687-1797). Alessio: Provveditore, Camerlengo, Salinario (1403-1476). Provveditore (1500-1506). Drivasto: Podestà, Castellano, e per gli ultimi quatro anni Rettore e Provveditore (1405-1478). Durazzo: Bailo e Capitano (1403-1500). Valona: Provveditore (1690-1691). Croia (Kruja): Provveditore (1469-1477). Butrinto: Castellano (1350). Parga: Rettore (1444). Dagno: Provveditore (1445-1473).

3. Archivi dei Rappresentanti diplomatici e consolari della Republica Veneta: dosjet e Durrësi (Durazzo), Shkodrës (Scutari), Vlona (Valona).

4. Archivi dei Governi Succeduti alla Republica Veneta:  Këtu gjenden dokumenta të Këshillave të qyteteve ose qyteteve që i përkasin shtetit të Republikës së Venedikut dhe të Raguzës, që kërkojnë njohjen e fisnikërisë, ose njohjen e stemës qytetare: këtu gjejmë të dhëna edhe për Shqipërinë, Budvën dhe Kotorrin.

5. Sala Diplomatica “Regina Margherita”: 60°Imperod’Oriente (1231-1285); 90° Carte nautiche- Marine militare ed esercito- Fortezze (sec. XV-XVII).

Këto radhë i kam hartuar në vitin 1998, në Padova, pas konsultimeve me një nga profesorët e Universitetit të Padovas, i specializuar për arkivat venedikase, Prof. Paolo Preto dhe me Prof. Michele Nicoletti, asokohe profesor ne Padova dhe tani ne Trento, per disa vite ka qenë President i Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës, mik i Shqipërisë.

Për studentët e historisë së universiteteve shqiptare, këto të dhëna janë botuar në librin themelor të metodologjisë:

HYRJE NË STUDIMIN E HISTORISË

me autorë:

WALTER HÖFLECHNER, GËZIM HOXHA dhe ROMEO GURAKUQI

Shkodër, 1999

Autori

Shpërndaje