Shpronësimi i bashkëpunëtorëve të Skënderbeut, 1454

Një shënim në regjistrat osmanë ku identifikohet kështjellari i parë në kalanë e Koxhaxhikut (Sfetigradin) i emëruar nga osmanët pasi kalanë ia morën Skënderbeut në vitin 1448.

“Timari i jepet dizdarit të kalasë së Koxhaxhikut (Sfetigradit), Andre Amuza me datë 21-30 gusht 1448, në Përlep. I bashkohen në timar edhe të bijtë Nikolla dhe Gjoni, e shfrytëzojnë timarin bashkë dhe paraqiten në shërbim ushtarak me radhë. Hiseja e Andre Amuzës i kalon të bijve të tij Nikolla dhe Gjonit, me datë nëntor 1452, në Dimetoka. Për këta thonë se shkojnë e vijnë tek Skënderi (Skënderbeu), prandaj u merret timari dhe u jepet Sinanit dhe të bijve Hysen dhe Jusufit, 22-30 Nëntor 1454.”

Autori

Shpërndaje