Autorizimi për delegatët e Shijakut në Kuvendin e Vlorës 1912

Dokumenti i mëposhtëm është autorizimi për përfaqësim që populli dhe paria e Shijakut kanë nënshkruar për të caktuar delegatët e këtij qyteti në Kuvendin e Vlorës ku u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Dokumenti është ofruar nga Z. Eros Hoxha dhe përkthyer nga osmanishtja nga osmanologu Ermal Xhemal Nurja.

Në kongresin e vendosur të mbledhet në Vlorë për të mbrojtur vatanin tonë nga shume sulme të armikut, nga kazaja jonë duhet që të emrohen delegatë dhe si delegatë nga paria e Shijakut kemi zgjedhur dhe emruar Ymerin dhe Xhemal bejlerët dhe Ibrahim efendiun, prandaj hartojmë këtë vërtetim (itimatname) që vërteton këtë delegim të tyrin, me datë 23 nëntor 1912 (10 teshrini sani 1328)

Nga banorët Mustafa 1318 (vula)

Nga ylematë nuk lexohet (vula)

Nga ylematë Ali 1319 (vula)

Nga paria Abdullah biri Abasit (vula)

Nga paria Zahiri 1313 (vula)

Nga paria Talip Hilmi 1282 (vula)

Antari këshillit administrativ të bashkisë dhe zëvendës kryetari i bashkisë haxhi Zyber Hulusi (vula)

Myftiu Shijakut Abdurrahman Hyseni (vula)

Nga banorët Osmani biri Sulejmanit 1329 (vula)

Nga banorët Salihu 1317 (vula)

Nga banorët  Abdurahman Nakip Hasani 1329 (vula)

Nga banorët  Ramazan Daiu 1320 (vula)

Nga banorët  Ramazan biri Hasanit 1311 (vula)

Nga banorët  Ymer Hyseni (vula)

Nga banorët  Xhafer biri Vejselit 1311 (vula)

Nga banorët Ymer Fikret biri haxhi Salihut 1320 (vula)

Nga banorët  Mustafa biri Haxhiut 1329 (vula)

Nga banorët  Mahmud (vula)

Nga banorët Nasuh Shkalla (vula)

Vërtetohet se vulat e mësipërme që janë vendosur në vërtetimin e mësipërm janë vulat personale të parisë, ylemave dhe banorëve të Shijakut me datë 23 nëntor 1912 (10 teshrini sani 1328).

Vula e këshillit administrativ të bashkisë së kazasë së Shijakut

Autori

Shpërndaje