Dokumenti mbi përurimin e kullës së orës në Elbasan

Zyra e protokollit të Ministrisë së Brendshme

Numër akti Regjistruesi i dokumentit Data regjistrimit të keqashkronjës   K/ministrisë Data e hedhjes në të bardhë të shkresës 
408 Osman 17 shkurt 1900   10 mars 1900 

Me shpenzimet dhe nën mbikqyrjen e komisionit të formuar dhe nën kryesimin të kryesuar nga Aqif bej, me fondet e mbledhura nga populli dhe paria lokale e Elbasanit, në mesin e qytetit pati filluar ndërtimi i një kulle sahati, përfundimi i së cilës është plotësuar dhe me datën pesëmbëdhjetë të muajit aktual nën praninë e komandës dhe nëpunësve ushtarakë dhe administrativë dhe ylemave dhe parisë së vendit u prenë kurbanet dhe më pas u bënë lutjet fetare duke përmendur edhe emrin e padishahut, u krye edhe ceremonia e përurimit të kësaj kulle bazuar edhe në shkresën me datë 7 shkurt 1900 dhe me numër 408 të ardhur nga vilajeti i Manastirit, që po bashkëngjitet me këtë parashtrim.  

Kopja e dokumentit do të dërgohet për botim është dërguar.

_______________________________

Përktheu dhe përgatiti Ermal Nurja

 

Autori

Shpërndaje