Dosja e nëpunësit të administratës civile Mehmet Naim bej [Frashëri], biri i Halid beut.

Lindur në qytetin Korçë të vilajetit të Manastirit në vitin 1849 (1265 hixhri dhe rumi).

Pasi mësoi nga mësues privat dituritë fetare dhe gjuhët arabe dhe perse, vazhdoi mësimin në shkollën greke Zhosima [Zosimea] ku mësoi frëngjisht, italisht, greqisht, histori-gjeografi, matematikë dhe dituri natyore duke u pajisur me dëftesë të gradës më të lartë.

Flet dhe shkruan në gjuhët turqisht, shqip, frëngjisht, italisht dhe greqisht.

Autor i librave në gjuhën perse Tahayülat, Kavaid farisiye bir tarzı nevin, İhtiraatta Keşfiyat, në gjuhën turke Homer e ka përkthyer pjesërisht, Fusul erba, në gjuhën greke Sarf-ı Nahv ve Edebiyat Osmaniye [Gramatika dhe letërsia turke], në total 6 vepra që janë botuar me lejet e botimit.

Në vitin 1870, në moshën 22 vjeçare u emrua si nëpunës stazhi në zyrën e protokollit të vilajetit të Janinës, pas 10 muajsh shkoi në Stamboll dhe sërish si nëpunës stazhi në zyrën e protokollit të shtypshkrimeve, ku pasi punoi një vit, me datë 30 tetor 1874 me rrogë 420 groshë u emrua në drejtorinë e doganës së skelës së Sarandës. Meqë të ardhurat e drejtorisë në fjalë deri në datën dhjetor 1876 doli se ishin përgjysmuar u shkarkua nga detyra sëbashku me kryesinë e insitucionit në fjalë dhe në datën 13 qershor 1878 u caktua me rrogën 2000 groshë në drejtorinë e të dhjetës së prodhimeve bujqësore për sanxhakun e Beratit, nga e cila dha dorëheqje me datë 20 nëntor 1878.

Me datë 7 mars 1882 me rrogë 1000 groshë u emrua antar i komisionit të inspektimit dhe kontrollit në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa ishte në këtë detyrë rroga iu shtua me 200 groshë (27 shtator 1882), 100 groshë (13 dhjetor 1882), 150 groshë (22 qershor 1885), duke shkuar së fundmi në 1450 groshë. Me datë 29 nëntor 1888 u rrit në detyrë duke u emruar drejtori i komisionit në fjalë me rrogë mujore 2500 groshë.

Gjatë kësaj periudhe është dekoruar me dekoratat rytbe salise 28 shtator 1882, mexhidije të shkallës së tretë (21 tetor 1884), mytemajize e gradës së dytë (11 shkurt 1885), rytbe ula të gradës së dytë (28 janar 1890).

Ministria e Arsimit e ka pajisur me dëshminë për shërbim të mirë dhe shembullore në postin që ka mbuluar.

Në zyrën e drejtorisë qendore të nëpunësve civilë të shtetit në dosjen e tij ruhen shkresat në lidhje me rrogat për periudhën kur ka qenë drejtori i doganës së Sarandës dhe taksës së të dhjetës së prodhimeve bujqësore të sanxhakut të Beratit, shkresa argumentuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe shkresa përgjigje e vilajetit të Janinës për shkarkimin nga detyra e doganës, shkresa e doganës së Sarandës se ka kryer gjthë dorëzimet për periudhën kur ka qenë në detyrë në këtë institucion, shkresa e këshillit administrativ të sanxhakut të Beratit e datave 28 dhjetor 1876 dhe 28 nëntor 1878 si dhe lista e kalimit të llogarive tek zëvendësuesi i tij, periudha e punës si antar dhe kryetar i komisionit të inspektimit dhe kontrollit sëbashku me rrogat dhe datat e shtesave të rrogës, në pjesën e pasme të shkresës së lutjes së tij janë shënuar edhe llogaritë e kryera nga ministria e arsimit, janë kontrolluar kopjet e fermaneve dhe dekoratave që i janë akorduar dhe i janë kthyer pas, kopja e vërtetuar e diplomës së shkollës greke, origjinali dhe përkthimi i saj, nga një kopje e të gjithë librave që ka botuar,

data e hartimit te dosjes 28 shkurt 1893.

Me datë 25 shkurt 1894, i akordohet dekorata rytbe ula e shkallës së parë.

Me datë 21 gusht 1894, i akordohet dekorata mexhidije e shkallës së dytë.

Autori

Shpërndaje