Një ferman i vitit 1505, që ndalon ekzekutimet para derës së një xhamie në Elbasan

Xhamia është e ndërtuar nga Tanrëvermishi apo nga Sulltani Bajezidi i dytë dhe përgjegjës punimesh ka qenë Tanrëvermishi (emri i personit ka kuptimin Dhuratë nga Zoti). Nuk përmendet vendodhja e xhamisë,

Ferman drejtuar sanxhakbeut dhe kadiut të Elbasanit:

Më përpara në qytetin e Elbasanit Tanrëvermishi, krenaria e sërës së tij që Zoti ia shtoftë vlerat, me fermanin tim pati ndërtuar një mesxhid ku falej edhe namazi i xhumasë. Tani në dergjahun tim sublim më njoftojnë se, pranë portës së xhamisë në fjalë gjendet edhe një trekëndësh që përdoret në rastet e dënimeve me ekzekutime dhe varje. Nëse kjo është e vërtetë, praktika e ekzekutimit pranë një xhamie nuk është tjetër përveçse mungesë edukate ndaj xhamisë, prandaj urdhëroj që trekëndëshi në fjalë qoftë praktikë e mëparshme, apo e re e shpikur së fundmi, të largohet menjëherë prej aty të vendoset në një vend tjetër dhe mos të ndodhin më veprime të tilla.

Regjistruar në dhjetëditëshin e dytë të muajit Ramazan 910 / 15-24 shkurt 1505.

Autori

Shpërndaje