Kërkesë e Muzeut Perandorak për ndalimin e punimeve në vendin e quajtur Fusha e Shehitëve, Durrës 1912

Muzeu Perandorak Ministrisë së Arsimit

No. Përgjithshëm 4713 No. Special 58

Zotërisë së tij me pushtet

Me gjithë urdhëresat e herëpashershme për ndalimin e punimeve në vendin e quajtur Fusha e Shehitëve (dëshmorëve), që gjendet në rrethinat e qytetit të Durrësit, një hapësirë e lirë pa ndërtime, me sipërfaqe 2000 metra katrorë, ku dihet që gjenden objekte të vjetra antike, sipërmarrësit e punëve publike vazhdojnë të kryejnë gërmime pas lejes që kanë marr nga pushteti vendor dhe bashkia e qytetit, duke shkaktuar dëmtimin e gurëve antikë që zbulohen gjatë punimeve dhe njoftohemi në rrugë të sigurtë se po vazhdojnë edhe me shtrimin e rrugës. Prandaj sërish ju drejtohem ashtu siç ju kam parashtruar më përpara dhe së fundmi se duhet t’i jepet fund një orë e më parë këtyre dëmtimeve dhe të lejohet institucioni përgjegjës të kryejë sa më parë detyrën e tij. Urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të çështjes.

Drejtori i muzeut perandorak në Stamboll Hyseni

Data / 1 prill 1912 (13 Rabiulahar 1330 hixhri ose 19 Mart 1328 allafrënga)

Autori

Shpërndaje