Një statujë tunxhi e Jupiterit në rrethinat e Vlorës, 1884

Një dokument nga arkivi i Stambollit për gjetjen e një statuje prej tunxhi të Jupiterit, në rrethinat e Vlorës në mars të vitit 1884. Nxjerrë nëpërmjet katalogut “Vlora në dokumentet osmane të Arkivit të Stambollit” që pritet të dalë së shpejti si botim i Akademisë së Shkencave” , në mbështetje të projektit të ADE: “Dokumente për Shqipërinë dhe Shqiptarët” (DSHSH)

Përktheu nga origjinali osmanologu Ermal Nurja

Muzeu Perandorak
Ministrisë së Arsimit
Zotërisë së tij me pushtet

Dërgohet në muzeun perandorak nga Mustafa Asim pasha, statuja prej tunxhi e Jupiterit e gjetur në rrethinat e Vlorës për të cilën qe njoftuar me rrugë hafijesh pashai i sipërpërmendur, mësojmë me gëzim që statuja në fjalë është e ngjashme me statujën e Herkulit prej tunxhit që ruhej prej kohësh në muzeun perandorak. Meqenëse në vilajetin e Janinës zbulohen statuja, apo objekte të tjera prej tunxhi kërkohet të njoftohet me urdhër të posaçëm vilajeti i sipërpërmendur që të tregojë kujdes që të grumbullojë veprat e tilla antike që mund të zbulohen aty, sepse objekt të tilla janë shumë të rëndësishme për specialistët e kësaj njohurie, me datë 18 mars 1884 (20 cümadelevel 1301)

Osman Hamdi

Origjinali në osmanisht.
Shembull i një statuje të Jupiterit nga “Metropolitan Museum of Art” – https://www.metmuseum.org/

Autori

Shpërndaje