Gruaja vlonjate dhe siguria e martesës, në një akt noterial të shekullit të 16.


Akt i kadiut të Vlorës:


Arsyeja e hartimit te dokumentit është si vijon: Selimeja bija e Mustafait banore e qytetit të Vlorës nxjerr para gjygjit të kadiut bashkëshortin e saj Memi Hasanin dhe përballë tij pohon me gojën e saj se: Unë kam frikë se burri im mund të zhduket dhe do të mbes e shkretë. Në përgjigje të saj Memi u shpreh para gjygjit se: Nëse largohem dhe nuk kthehem pasi të ketë kaluar një muaj nga largimi im, caktoj Ali Bajramin si përfaqësuesin tim para gjygjit që të kërkoj në emrin tim shkurorëzim me tre kurora në një herë. Pasi Aliu e pranoi detyrën e përfaqësuesit juridik, u regjistrua ky akt me datë 15 dhjetor 1567

Akti noterial në osmanisht.

Autori

Shpërndaje