Trajtimi nga Skënderbeu i ushtarëve osmanë pas marrjes së Krujës, 1444.

Megjithëse Barleti dhe Biemi pretendojnë se Skënderbeu masakroi trupat osmane në kalanë e Krujës një ditë pasi e mori nën kontroll, një shënim në regjistrat osmane tregon qarte se mbrojtësit osmanë nuk u ekzekutuan, madje ata u emruan nga bejlerbeu i Rumelisë në kalanë e Kërçovës, kazaja përballë sanxhakut të Dibrës që kontrollohej nga Skënderbeu.

Timari i akordohet Jusuf kyçykut, Halil Gjyrziut, Hëzër Bejkullit, Iljasit birit të Shahin tatarit, Jusufit birit të Bajrakut dhe vëllait të tij Nasuhit të cilët emrohen me detyrën e mbrojtësve të kalasë së Kërçovës, pasi “kishin dalë nga kalaja e Krujës”. Data e emrimit dhjetëditësh i parë i muajit Rabiulevel 851 / 17-27 maj 1447, në Edirne

Autori

Shpërndaje