Qëndrimet e Këshillit të Ministrave dhe Ushtrisë Osmane karshi Qeverisë së Vlorës, 1912

Kryeministria Osmane njofton Ministrinë e Brendshme se Këshilli Ministrave refuzon propozimin e Ushtrisë Osmane të Perëndimit për përdorimin e ushtrisë kundër qeverisë së Vlorës dhe vendos se situata do të zgjidhet me durim dhe maturi.

Porta e Lartë

Kryeministria

Zyra e Protokollit

Numër 2414

Ministrisë së Brendshme

Zotërisë së tij i veshur me pushtet

Përgjigje për shkresën tuaj të dates 10 dhjetor 1912 (27 teshrini sani 1328) me numër 2927: Në këshillin e ministrave u trajtua shkresa e dërguar nga zëvendëskomandanti i ushtrisë së Perëndimit në lidhje me domosdoshmërinë e linjës së lëvizjes së ushtrisë nga ana e komandës së asaj ushtrie kundër qeverisë së përkohshme të formuar në Vlorë. U vendos që linja e lëvizjes ushtarake kundër grekërve të vazhdoj ashtu sic ka nisur, ndërsa në lidhje me Shqipërinë do të veprohet me durim dhe maturi. Ky është vendimi i këshillit të ministrave. Prandaj ju urdhërojmë të njoftoni edhe gjithë vartësit tuaj që të veprojnë në përputhje me vendimin e qeverisë. Data 17 dhjetor 1912 (4 kanuni evel 1328).

Sadrazami Kamil

Autori

Shpërndaje